Ballina Aktualitet The Guardian: Serialet turke po pushtojnë botën

The Guardian: Serialet turke po pushtojnë botën

Serialet turke nuk kanë pushtuar vetëm vendin tonë, por edhe gjithë botën.

Shqiptarët janë familjarizuar shumë shpejt me serialet turke dhe kjo ka ardhur për shkak të traditave dhe mënyrës së jetesës që ata bëjnë, pasi ngjasojnë shumë me jetesën tonë.

500 vite pushtim nuk janë pak! Perandoria Osmane ka lënë mënyrën e tyre të jetesës, zakonet, fenë e shumë fjalë turqisht.

Gazeta ”The Guardian” ka bërë një artikull në lidhje me këtë fenomen me tiutullin, “Si televizioni turk po pushton botën”.

Sipas gazetës, seriali  “Sulejmani i Madhërishëm” ka arritur të konkurojnë famën e serialeve televizivë amerikanë, duke u shpërndarë në Lindjen e Mesme, Azi dhe Amerikën Latine.

Turqia renditet vendi i dytë në botë pas SHBA-së për shpërndarjen e filmave seriale televizivë dhe është me shikueshmëri të lartë në Rusi, Kinë, Kore dhe Amerikën Latine.

Konsumuesi më i madh i serialeve turke është Kili dhe më pas renditet Meksika e Argjentina. Argjentina paguan më shumë krahasuar me vendet e tjera për të blerë të drejtën e transmetimit.

Që nga viti 2002, rreth 150 telenovela turke janë shitur në më shumë se 100 vende të botës, përfshirë Algjerinë, Marokun, Bullgarinë.

Sipas studiuesve, suksesi ndërkombëtar i këtij lloj televizioni është thjesht një shenjë e formimit të një kulture të re të masës.

Prodhuesit turq të filmave shprehen se suksesi i tyre është pjesërisht ngaqë ato flasin për ndjenjat e njerëzve, për familjen, në ndryshim nga filmat amerikanë që kanë për qëllim më shumë zbavitjen.

Sipas një kompanie  turke telenovelash, audienca në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar nuk i pëlqen filmat me titra, pasi pëlqejnë më shumë ata vendas dhe një arsye tjetër është se në shumicën e rasteve flasin për shtetin islamik dhe kanë pjesë nga jeta islame.

Ndërkohë, në mars të vitit 2018, kanali më i madh privat në Lindjen e Mesme MCB, vendosi të ndalojë transmetimin e filmave turq.

Arsyeja zyrtarisht ende nuk është bërë e ditur, por mendohet që ka lidhje me vendimin e Turqisë për të mbështetur Katarin.

Pavarësisht mostransmetimit të telenovelave turke në Lindjen e Mesme tregu më i madh i filmave janë ato turke. Sipas ”The Guardian”,  qeveria turke pritet të fitojë 1 bilionë dollarë nga shitja e tyre deri në vitin 2023.