Ballina Aktualitet Thaçi akuzon ashpër dhe sfidon Berishën, dalim në debat të themi të...

Thaçi akuzon ashpër dhe sfidon Berishën, dalim në debat të themi të vërtetat që dimë

Hashim Thaçi ka qenë mjaft i ashpër mbrëmjen e së hënës përsa i përket Sali Berishës. Ka zgjedhur një gjuhë të ashpër duke e sfiduar dhe duke e ftuar në debat televiziv për të thënë secili të vërtetat e tyre.

“Gabimi im më i madh është se e kam trajtuar seriozisht. Ai ka marrë ndihma nga Beogradi për të cenuar Kosovën. Duhet ta themi këtë të vërtetë pa ekuivoke. E ftoj në debat ballë për ballë dhe pa moderator. Nuk do të ndahet mirë nga unë nga ky debat. E ftoj në debat” – tha Thaçi.

“Nuk kam ardhur këtu të merrem me Sali Ram Berishën, por ai dëshmuar në këto 3 dekada se ai është argat i Milosheviçit. Që kur është futur në politikë dhe sot ai ka përçarë politikën shqiptare për të penguar integrimin.

Unë nuk merrem personalisht me të, por ai e zgjodhi rrugën vetë. Në vend që të bashkëpunonte me lëvizjen kombëtare në Kosovë ai zgjodhi të ishte argat i Beogradit. Ai ka kërkuar gjithmonë që Kosova të ishte vetëm autonome dhe jo e pavarur. Ai ka qenë gjithmonë që Kosova të mbetej nën Serbi duke e quajtur UÇK-në terroriste dhe më pas sulmoi edhe marrëveshjen e Rambujesë.

Asgjë personale. I vetmi gabim i imi është se e kam trajtuar seriozisht sepse ai vetë nuk i beson ato që thotë. Ai e shfrytëzon Kosovën kur është në hall. Edhe gjatë krizës më të madhe politike të izolimit të tij total ndërkombëtar në maj të vitit “99-të i kam shkuar në zyrë dhe e kam gjetur të çakorduar dhe të paorinetuar.

Ai vazhdonte ta quante UÇK-në terroriste. Kemi pasur bashkëpunim korrekt kur ishte 2 mandate në qeveri. Në 2009-ën shkova të marr pjesë në ceremoninë e hapjes së tunelit, përfundova në një miting elektoral të PD-së. I kërkoj falje Ramës që jam përzier në fushatë elektorale.

Ai e zgjodhi vetë rrugën duke bashkëpunuar me Millosheviçin. Vrasësi është rikthyer në vendin e krimit. Ai ka bërë shumë krime në Kosovë. Ne e njohim edhe kanunin dhe burrërinë dhe ballafaqimin.

Pse përmenda Kanunin? E shoh Sali Ram Berishën si sillet në parlament, si në mesjetë. Ndaj e përmenda Kanunin, por ai do të ikë me bisht ndër shalë. Sali Ram Berisha ka qenë gjithmonë kundër emrave më domethënës të Kosovës” – tha Thaçi.