Ballina Showbiz Tha se kishte marrë ekstazi kur filmoi videon e seksit, ish i...

Tha se kishte marrë ekstazi kur filmoi videon e seksit, ish i dashuri nxjerr blof Kim: Nofulla i dridhej sepse…

Ish i dashuri i Kim Kardashian, Ray J hodhi poshtë pretendimet e saj se ajo ishte nën efektin e ekstazisë kur kanë filmuar videon e tyre famëkeqe të seksit në vitin 2003.

Ylli i reality show-t, KUWTK, tronditi shikuesit në episodin e së dielës, kur tha se kishte marrë drogë para se të filmonte videon erotike me pullë të kuqe dhe gjithashtu edhe kur ishte martuar me producentin e muzikës Damon Thomas në vitin 2000.

Burimet e afërta me Ray J, thanë për TMZ:
Asnjëherë nuk ka përdorur ekstazë gjatë xhirimeve dhe Ray J ndihet i ofenduar nga pretendimi i Kim se ishte në një gjëndje “high”, kur kanë filmuar videon më të famshme të seksit të të gjitha kohërave.”

Burimi gjithashtu u shpreh:
Kim nuk kishte marrë drogë dhe nuk kishte pirë alkool para seksit, ajo thjesht pinte marijuanë nga një tub në formë penisi.”

Të dielën që lamë pas, Kim i tha Kendall Jenner dhe Scott Disick:
Kur u martova herën e parë isha nën efektin e ekstazës. E bëra sërish kur filmova kasetën e seksit. Është e sigurtë që të gjithë e kanë parë atë video dhe gjatë gjithë kohës më dridhej nofulla.”

Duke kundërshtuar pretendimet e Kim Kardashian burimi nga Ray J këmbëngul:
Nofullat e saj po dridheshin sepse po bënin seks të fuqishëm, para se ai ta zbulonte se Kim po filmonte gjithçka.”

Daily Mail ka kontaktuar me përfaqësuesit e Kim Kardashian për të marrë një koment lidhur me pretendimet e mësipërme, por deri tani sipas britanikes nuk ka asnjë përgjigje.