Teuta mposht “izraelitët”, kualifikimi historik i djemve të detit për në Europa League

39

Teuta e Durrësit ka kaluar në raundin e dytë të Europa League.

Djemtë e detit mposhtën izrealitët e Beitar Juruzalem me rezultatin 2-0.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Niko Dovana”, e vlefshme për raundin eparë kualifikues të Europa League, “djemte e detit” shënuan nga një gol në secilën pjesë, duke dominuar edhe në lojë.

Blerim Krasniqi realizoi në 6′ dhe Rubin Hebaj në 88′ dy golat e fitores.

Mbyllet me fitoren e pastër ndeshja që i jep Teutës kualifkimin e merituar në në turin e dytë të Uefa Europa League.