Ballina Aktualitet Tetovë, aksident tragjik, shkon në 10 numri i viktimave

Tetovë, aksident tragjik, shkon në 10 numri i viktimave

Një aksident tragjik ka ndodhur në afërsi të Tetovës në Maqedoni. Numri i viktimave ka shkuar në 10 ndërkohë që kanë mbetur 20 persona. Sipas mediave vendase një autobus që lëvizte nga Shkupi për në Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarcë ka dalë nga rruga pasi i ka plasur një prej gomave dhe ka përfunduar në kanal.

Banorët e fshati Llaskarcë dhe fshatrave tjera përreth kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ofruar ndihmë të jashtëzakonshme. Të aksidentuarit janë transportuar për në spital edhe me helikopterë.