Tetori rozë, fakte që duhet t’i dini patjetër mbi kancerin e gjirit

32

Falë muajit rozë, kancerit të gjirit i ofrohet një vëmendje e madhe dhe e nevojshme gjatë tetorit. Dituria është fuqi dhe kur jeni të armatosura me informacion të saktë, mund të merrni vendime më të mira në lidhje me kujdesin tuaj shëndetësor.

Konsultat mamografike duhet të jenë të rregullta

Rekomandohet që të gjitha gratë e moshës 40 vjeç e lart duhet të bëjnë mamografi një herë në vit. Kujtojmë se mamografitë mund të jenë të mbuluara nga sigurimet. Ka disa organizata që i ofrojnë ato falas për gratë që nuk kanë sigurim. Nuk duhet të lejoni që ndrydhja financiare të pengojë në kujdesin e shëndetit tuaj.

Mos e lejoni frikën t’ju pengojë

Procesi i kryerjes së mamografisë, për disa mund të jetë i sikletshëm dhe për disa të tjera edhe i dhimbshëm – por është një proces i sigurt. Janë disa gjëra që mund të bëni për ta shmangur këtë shqetësim të përkohshëm. Së pari, caktojeni orarin e vizitës pasi të keni kaluar ciklin menstrual. Në këtë mënyrë, enjtja e ndjeshmëria e gjoksit nuk do t’ju shqetësojë. Gjithashtu, një orë para vizitës mund të merrni qetësues dhimbjesh, si ibuprofen, aspirinë ose acetaminofen.

Jo të gjitha kanceret e gjirit mund të jenë të dukshme nga jashtë

Është më mirë ta zbuloni tumorin përpara se ta ndjeni atë. Ka disa forma të kancerit të gjirit, të cilat nuk shfaqin masa ose ‘gunga’, të cilat mund t’i ndjeni. Nëse enjtja e gjoksit, dhimbja, skuqja e lëkurës, zgjat më tepër sesa cikli menstrual, atëherë ju duhet të rezervoni takimin për mamografinë.

Kanceri i gjirit mund të zhvillohet edhe tek vajzat e reja

Për fat të keq, pa ditur saktësisht arsyen pse, kanceri i gjirit nuk kursen asnjë grupmoshë. Sipas një studimi, në rreth 11%  të rasteve përfshihen gratë më të reja se 45 vjeç.

Kanceri i gjirit mund të zhvillohet edhe tek meshkujt

Një fakt është se 1 në 830 burra mund të diagnostikohen me kancer gjiri. Kjo statistikë nuk i afrohet as 0.001% rezultatit që del në lidhje me gratë. Megjithatë, edhe burrat duhet t’u kushtojnë rëndësi të njëjtave simptoma që përmendëm më sipër.

Kanceri i gjirit mund të jetë gjenetik

Gratë që kanë një histori familjare me kancerin e gjirit, duhet të jenë më në gatishmëri. Ju gjithashtu duhet të informoni mjekun për çdo kancer të vezoreve, zorrës së trashë apo pankreasit, lëkurës që mund të ketë kaluar një familjar i juaji. Një fakt tjetër qe do t’ju qetësojë pas kësaj është se 90% e kancerit të gjirit nuk është e lidhur me historinë familjare të një personi.

Kanceri i gjirit mund të jetë i kurueshëm në të shumtën e rasteve

Shkalla e mbijetesës së kancerit të gjirit është përmirësuar ndjeshëm gjatë dekadave të fundit, për shkak të zbulimit të hershëm përmes mamografisë, përparimeve në aspektet e trajtimit dhe terapive të ndryshme mjekësore. Sipas Fondacionit Kombëtar të Kancerit të Gjirit, 62% e rasteve diagnostikohen në një fazë të lokalizuar, që do të thotë kur nuk është përhapur përtej gjirit.

Ju e keni në dorë

Nëpërmjet stilit tuaj të jetesës mund të ulni rrezikshmërinë e kancerit të gjirit. Aktiviteti i rregullt fizik, dietat e lehta dhe të shëndetshme, shmangia e ushqimeve të përpunuara, ngrënia e më shumë frutave dhe perimeve, pakësimi i mishit etj., janë disa nga elementët kryesorë që ndikojnë në mirëqënien e trupit tuaj. Fjalia e fundit, por më e rëndësishmja është: ndaloni ose pakësoni konsumimin e duhanit, pasi është faktori më i rrezikshëm.class