Tetë arrestime në kryeqytet, mes tyre rasti i një 25 vjeçari që abuzonte seksualisht me një të mitur

70

Tetë persona janë arrestuar nga policia për vepra të ndryshme penale.

Rasti më i rëndë është rasti i një 14-vjeçareje e cila prej kohësh abuzohej seksualisht, me dhunë, nga një 25-vjeçar.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi me inicialet Xh.M., 25 vjeç, dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka kryer marrdhënie seksualë me dhunë ndaj një shtetase të mitur 14-vjeçare.

Sa i përket rasteve të tjera, një grua me inicialet A.Q., 43 vjeçe, është vënë në pranga pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 12 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit canabis sattiva.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimim e shtetasit G.M., 25 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për shkak të detyrës.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë arrestimi i shtetasit F.Xh, 21 vjeç, pasi në Vaqarr, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A.T., 27 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasve:

E.K., 38 vjeç, H.Z., 26 vjeç, L.T., 33 vjeç dhe A.R., 53 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.