Policia e Korçës ka prangosur një 33-vjeçare pasi ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj me inicialet M. A., 63 vjeçe, kunatit E. A., 37 vjeç, si dhe vajzës së saj të mitur 4-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 13 të qytetit verilindor, për shkaqe ende të paditura.
Sipas policisë 33 vjeçarja është nga Durrësi.
E reja ka shkatërruar gjithashtu orendi të shumta shtëpiake.
“Materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Shkatërrimi i pronës’”, njofton Policia.