Tërmeti në Egje, del bilanci i viktimave e i të plagosurve

41

Një tërmet me madhësi 7 ballë të shkallës Rihter ka goditur Detin Egje, mes Turqisë dhe Greqisë. Në Turqi të paktën katër kanë humbur jetën dhe 120 janë plagosur. Tërmeti u ndje në disa provinca turke, përfshirë Stambollin, në disa ishuj grekë dhe gjithashtu në qytetin e Athinës.

Disa ndërtesa u shembën në Smyrna, ku një numër i panjohur njerëzish përfunduan nën rrënoja: të paktën tre u nxorrën të gjallë. Është raportuar gjithashtu një mini-cunami me valë rreth një metër.

Ekipet speciale të shpëtimit po ndërmarrin misione shpëtimi për të nxjerrë njerëzit që gjenden nën rrënoja. Deri më tani janë nxjerrë tre trupa nga rrënojat.

Ndërsa autoritetet turke po vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupave që gjenden nën rrënoja. AFAT operacioni i shpëtimit turk po vijon punën intesive për të nxjerrë trupat që gjenden në rrënoja. Deri tani flasim për 20 objekte të rrënuara të kthyera në gërmadha.