Tërmeti / Ndihma për Thumanën, presidenti Meta pret zëvendëskryeministrin kosovar Pacolli

0
2

Presidenti i Republikës ka pritur sot në një takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm kosovar Behgjet Pacolli, ku temë kryesore e bisedimeve ishte dhurata e dhënë nga Pacolli për banorët e Thumanës që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, thekson se e kishte falenderuar Pacollin në emër të të gjithë qytetarëve shqiptarë për kontributin e tij. Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës ishte ndër të parët që dhuroi një shumë të konsiderueshme financiare për dëmet që shkaktoi tërmeti tragjik

“E falenderova me mirënjohje për ndihmën e tij financiare prej rreth 1 milion euro, për tejkalimin e pasojave të rënda të tërmetit të 26 nëntorit,” – shkruan presidenti Meta në profilin e tij në Facebook.

Behgjet Pacolli është angazhuar për realizimin e një projekti bamirës për ndërtimin e banesave të reja të familjeve në Thumanë që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit.