Tërmeti “lëkund” Durrësin, ja sa i fortë ishte!

105

Një tërmet ka lëkundur Shqipërinë, epiqendra ishte në zonën bregdetare të Durrësit.

EMSC, shërbimi sismologjik europian konfirmoi se në orën 12.25 u shënua një tërmet në Shqipëri.

Tërmeti ishte 3.8 ballë të shkallës Rihter, teksa epiqendra e tërmetit ishte në detin Adriatik, 17 km nga Durrësi dhe 32 km nga Tirana.

Thellësia e tij ishte vetëm një kilometër.