Ballina Aktualitet Tërmeti i fuqishëm në Korçë/ Mblidhet Shtabi i Emergjencave

Tërmeti i fuqishëm në Korçë/ Mblidhet Shtabi i Emergjencave

Pas lëkundjeve të forta të shënuara sot në Korçë, është mbledhur Shtabi i Emergjencave.

“Dëmet e shkaktuara janë të mëdha. Dëmi më i madh është bërë në fshatin Flloq. Rreth 50 shtëpi janë dëmtuar rëndë dhe banorët nuk lejohen që të rrinë akoma në banesa. Të njëjtin mendim ndajnë edhe ekspertët”,

Forcat e armatosura kanë dërguar një numër të caktuar çadrash. Banorët do të pajisen me çadra përpara se të errësohet.

Mjediset publike në fshatin Flloq, si shkolla dhe lokali i fshatit janë vënë në dispozicion të fëmijëve, që ata të strehohen. Janë ofruar po ashtu paketa ushqimore të çastit.

Prefekti Dhori Spirollari deklaroi se Bashkia Korçë ka marrë masa pas rënies së tërmetit.

“Bashkia e Korçës të marrë masa për ujin e pijshëm. Të gjithë elementët e tjerë që duhet t’u vijmë në ndihmë. Nëse do na duhen vullnetarë, rinia korçare të vijë në ndihmë të vënies së çadrave”, tha Spirollari.