Ballina LAJME Tërmeti i fuqishëm godet Italinë, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Tërmeti i fuqishëm godet Italinë, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Një tërmet i fortë goditi Puglian disa orë më parë. Sipas të dhënave të para, tërmeti ndodhi në orën 10:13 të mëngjesit dhe goditi zonën e Barlettas. Tërmeti ra 4 km në juglindje të Barlettas dhe ishte i një magnitude mes 3.7 dhe 4.2 ballë.

Lëkundjen janë ndier edhe në vendin tonë.

Shkollat në Barletta  u evakuuan dhe njerëzit vrapuan të iknin nga shtëpitë. Qindra telefonata janë bërë në Brigadën e Zjarrfikësve, por për momentin nuk është raportuar asnjë dëm.