Tërmeti i fuqishëm 6.1 ballë godet Qipron

83

Një tërmet i fuqishëm goditi Qipron sot në orët e para të mëngjesit.

Tërmeti ishte me magnitudë 6.1 ballë megjithatë deri tani nuk ka pasur raportime për të lënduar apo dëme.

Departamenti i Shërbimit Gjeologjik tha se një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter u regjistrua në orën 3:08 të mëngjesit. Epiqendra ishte në detin e Qipros, 50 kilometra në perëndim-veriperëndim të Polis Chrysochous në një thellësi prej 25 kilometrash.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, por qytetarët e kanë kaluar natën jashtë dhe në makina nga paniku. Raportohet se tërmeti është ndier edhe në vendet fqinje.