Tërmeti, ambientet e përbashkëta në palletet e Durrësit dhe Shkëmbit të Kavajës, bashkia hap garën për rikstruksionin me vlerë 8 mln euro

71

Bashkia e Durrësit hap garën për rikonstruksionin e ambienteve të përbashkëtë të disa pallateve që ndodhen në Durrës, pranë Shkëmbit të Kavajës dhe përgjatë autostradës Durrës-Tiranë, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Punimet për rikostruksionin e hyrjeve dhe shkallëve të pallateve në tenderin me vlerë 1 mld lekë do të zbatohen të ndara për 9 lote. Afati i dorëzimit të ofertave nga operatorët ekonomikë është 9 nëntori 2020. Zbatimi i kontratës do të zgjasë 12 muaj.

Kryerja e punimeve e ndarë në lote, parashikon në secilin prej tyre rikonstruksionin e ambienteve të përbashkëta të pallateve për disa rrugë të qytetit të Durrësit dhe zonave përreth të prekura. Për çdo lot është parashikuar që punimet të zgjasin nga 72 ditë deri në 86 ditë.

Sa pallate u dëmtuan nga tërmeti

Durrësi ishte qyteti më shumë i prekur nga tërmeti, ku sipas të dhënave të Ministrisë të Rindërtimit rezultuan të dëmtuara 37,179 banesa dhe 343 biznese, duke përfshirë ato të tregtisë, industrisë, prodhimit dhe magazinat. Numri i hoteleve të dëmtuara llogaritet në 52 njësi.

Sipas të dhënave që jep kjo ministri pas tërmetit në terren u inspektuar rreth 51 mijë ndërtesa, ku 8,500 ishin të banueshme. Banesa me dëmtim të lehtë, DS1 ishin 6,089; me dëmtim mesatar dhe serioz DS2 ishin 5,402; me dëmtim mesatar dhe serioz DS3 ishin 3,875; me dëmtim të rëndë DS4 ishin 4,475 dhe me dëmtim DS5 janë rreth 1,400 banesa.

Nga tërmeti në total rang vendi u dëmtuan 357 pallate me sipërfaqe rreth 275 mijë m2.  Numri më I lartë i lartë I pallateve të dëmtuara ishte në Krujë me 96. Nga pallatet e dëmtuara 115 prej tyre do të shemben, ku numri më i lartë është në Shijak me 32 pallate dhe 22 të tjera që do të shemben në Kurbin. Në Durrës do të shemben 5 pallate.

Nga tërmeti u dëmtuan edhe shtëpitë individuale. Nga të dhënat rezulton se rreth 1.500 shtëpi individuale do të shembe. Numri më i lartë është në Krujë me 819 shtëpi.

Rikonstruksion ose riparimin e mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në pallatet në kuadër të procesit të rindërtimit në rrugët:

Loti 1- “Glaukia” – “Hysen Kertusha” – “Aleksandër Goga”- “Telat Noga”; fondi 102,660,934 lekë

Loti 2- “Abaz Çelkupa- “Hysen Kërtusha” – “Aleksandër Goga”- “Telat Noga”- “Hysen Myshketa”; fondi 136,064,287 lekë

Loti 3- “Hysen Kërtusha” – “Abaz Celkupa” – “Hysen Myshketa” – Rruga e Dëshmorëve; fondi 123,937, 850 lekë

Loti 4- “Abaz Çelkupa” – “Hysen Kërtusha”-Glakuia- Shqiponja e Malit- Adem Jashari-Adria; fondi 116,568,069

Loti 5- Rruga e Dëshmorëve – Shëtitorja “Taulantia” – Bulevardi “Dyrrah- Epidamn”; fondi 126,627, 899 lekë

Loti 6 -Bulevardi “Dyrrah- Epidamn” – rr. “Mars 93” – “Egnatia”;  fondi 138,225,898 lekë

Loti 7-“Pavarësia”- “Duna”- “Barjam Curri”- Kanali i ujrave të larta – Kepi i Rodonit- autostrada Durrës-Tiranë – Vija bregdetare ura e Dajlanit;  fondi 100,647,484 lekë

Loti 8 -Pavarësia- Duna-Barjam Curri- Kanali ujrave te larta- segmeti i rrugës “Pavarësia”- vija bregdetare e plazhit Hotel Adriatik -Kavalishenca;  fondi 117,165,067 lekë

Loti 9-Në zonën e Shkëmbit të Kavajës; fondi 105,008,786 lekë.monitor.