Tërmetet e orëve të fundit, reagon sizmologu:”Mos kini frikë”

71

Shqipëria është goditur nga disa lëkundje sizmike të njëpasnjëshme.

Rexhep Koçi, sizmolog deklaroi se qytetarët nuk duhet të frikësohen për këto lëkundje sizmike, pas janë thjesht paslëkundje.

“Nuk kemi të bëjmë me një rast për të cilin duhet të frikësohemi. Si tërmeti i 26 nëntorit është e natyrshme që do të shoqërohen për një periudhë të gjatë me pasgoditje kur herë pas here zona të caktuara janë riaktivizuar, siç është zona e djeshme. Pastaj ka pasur një periudhë që qetësohet, riaktivizohet por gjithmonë magnituda ka qenë 4.2- 4.3.

Nuk kanë qenë magnituda që të kalojnë 5 që të ketë impakt në struktura dhe ndjeshmërinë e njerëzve”, u shpreh sizmiologu Koçi për një intervistë në televizionin Ora.

Mbrëmjen e djeshme dhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm disa tërmete kanë goditur vendin. Ministria e Mbrojtjes njoftoi  se orën 00:13 të mëngjesit të sotëm është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 4.0 i shkallës Rihter, në Gjirin e Lalzit. Sipas ministrisë, ky tërmet është pasuar nga 42 pasgoditje, më e madhja me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter.