Tërmet në Shqipëri, ja epiqendra e magnituda

63

Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter është ndjerë këtë pasdite në vend.

Epiqendra ishte në 3 km pranë Lezhës, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 10 km.

Fatmirësisht nuk është raportuar për dëme.

Gjithashtu dy ditë më parë, në vendin tonë u raportua për lëkundje tërmeti në Detin Adriatik.

Lëkundjet ishin me magnitudë 3.5 të shkallës rihter dhe epiqendra ishte 24 km në veriperëndim të Durrësit. Ndërsa thellësia e këtij tërmeti ishte 5 km.