Tërmet në Bulqizë, lëkundjet ndihen edhe në Tiranë

28

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në vendin tonë. Sipas të dhënave të IGJEUM tërmeti pati një magnitudë 4.2 ballë i shkallës Rihter.

Paraprakisht nuk raportohet për dëme materiale.

Nga të dhënat paraprake mësohet se epiqendra ka qenë 4 kilometra në jugperëndim të Bulqizës, me një thellësi 4.1 km.

Lëkundjet janë ndier edhe në Tiranë, më së tepërmi në katet e sipërme të apartamenteve.

Kohët e fundit kemi pasur një aktivitet sizmik të shtuar në qarkun e Dibrës, ku si pasojë e lëkundjeve u dëmtua njësia administrative e Oroshit.