Tërmet i fuqishëm në Turqi, njerëzit dalin në rrugë

59

Një tërmet i fuqishëm ka goditur para pak minutash Turqinë, ku lëkundjet janë ndjerë deri në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa.

Epiqendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si İzmir Karabağlar. Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, AFAD njoftoi intensitetin e tërmetit si 6.6, ballë.

Nga pamjet që vijnë nga Turqia, bëhet fjalë për një katastrofë të madhe, edhe pse për momentin flitet për dëme të mëdha materiale dhe jo për viktima.

Këshilli i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave deklaroi se tërmeti ishte 6.6 i shkallës rihter dhe epiqendra e tij Deti Egje. Tërmeti është ndier deri në ishujt grekë të detit Egje.