Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri

74

Një tërmet me fuqi të lartë sizmike ka rënë në vendin fqinj Greqi, raportohet se ishte me magnitudë 5.2 ballë të Shkallës Rihter.

Tërmeti u lokalizua në orën 23.31 mbrëmjen e sotme. Epiqendra e tij ishte vendosur në një distancë prej 19 kilometra në Perëndim të Kastoria (Kosturit).

Thellësia fokale e tërmetit u vlerësua në 5 km.

Ai e kishte epiqendrën 100 km larg Elbasanit dhe 23 km nga Korça.

Në shërbimin sizmik europian janë shumë raportime nga Shqipëria që pohojnë se kanë ndjerë këtë tërmet. Pjesa më e madhe e tyre njoftuan se tërmeti ishte i shkurtër, por i frikshëm.