Tërmet i fortë gjatë natës, pasohet nga 42 pasgoditje!

39

Një tërmet i fortë goditi vendin pak pas mesnate, duke shkaktuar frikë dhe panik.

Lëkundja e fortë u shënua në orën 00:13 me madhësi 4 ballë të shkallës rihter në det, përballë Gjirit të Lalzit.

Ministria e Mbrojtjes thotë se tërmeti i madh u pasua nga 42 pasgoditje, me e madhja 3.5.

Deri më tani nuk raportohen dëme apo të lënduar.