Ballina BOTA Tërmet 5.1 ballë në Francë, dëmtohen disa ndërtesa

Tërmet 5.1 ballë në Francë, dëmtohen disa ndërtesa

Franca është tronditur ditën e sotme nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë i shkallës Rihter.

Mediat e huaja raportojnë se dridhjet janë ndjerë nga mijëra njerëz. Tërmeti ka rënë në orën 08:50, afër qytetit Bressuire.

Lëkundjet kanë qenë të forta, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima, por vetëm për dëme materiale në ndërtesa.