Tërmet 4.5 ballë gjatë natës në vend, ja epiqendra

105

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë Ujit dhe Mjedisit ka dhënë detaje mbi tërmetin që tronditi vendin natën e djeshme.

Sipas informacioneve, në orën 01:25:10 të datës 24 shtator, IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 ballë me thellësi 20 kilometër në veriperëndim të Cërrikut.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se nga komunikimi me Policinë e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile në Prefekturën Elbasan, nuk raportohen dëme apo probleme të ndryshme.