Tërhoqi zvarrë qenin me makinë, 50 vjeçari nga Sukthi ndërron jetë në mënyrë të papritur

59

Të gjithë i mbajmë mend imazhet virale të një qeni i cili tërhiqej zvarrë nga një makinë në Sukth, Durrës.

Autori i kësaj ngjarje të tmerrshme ka ndërruar jetë.

50 vjeçari Faik Përkoxha ndodhej në shtëpinë e një miku të tij në Peshkopi, ku edhe papritur ndërroi jetë.

Sipas policisë, është transportuar për në spitalin e Peshkopisë nga familjarët shtetasi F. P., rreth 50 vjeç,  banues në Sukth, Durrës, pa shenja jete, i cili nga hetimet paraprake të kryera  dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infraktit, në banesën e një miku të familjes.

Sakaq, 50-vjeçari u akuzua se kishte lidhur qenin e tij pas makinës dhe e tërhoqi zvarrë në Sukth derisa kafsha ngordhi. Kjo ngjarje është regjistruar rreth një javë më parë.

Pas kësaj, Përkoxha u gjobit për keqtrajtimin e kafshëve dhe u procedua në gjendje të lirë.

Ai u denoncua përmes imazheve dhe videove, teksa tërhiqte zvarrë qenin me makinën e tij.

Faik Përkoxha, 50-vjeç, baba i 5 fëmijëve, jetonte në Sukth.