Ballina Aktualitet Tërhiqet kandidati për Kamzën në BD: S’jam mirë me shëndet

Tërhiqet kandidati për Kamzën në BD: S’jam mirë me shëndet

Pas kandidatëve të Bindjes Demokratike për Bashkinë e Kavajës e Lezhës, edhe ai i Kamzës ka ndjekur të njejtën rrugë.

Përmes nje letre drejtuar Komisionit Qendror Zgjedhor, Ylber Gjata paraqiti kërkesën për dorëheqje nga kandidimi i tij si kryetar i bashkisë së Kamzës, nën siglën e BD, për zgjedhjet vendore.

Në letrën e tij sqarohet se ishin shkaqet shëndetësore dhe konsultat mjekësore që do të duhet të bënte jashtë shtetit ato që e pamundësonin vijimin e garës.