Ballina LAJME Tërhiqet kadidati i Bindjes Demokratike në Çorovodë, Topollaj: Ndihet i terrorizuar nga...

Tërhiqet kadidati i Bindjes Demokratike në Çorovodë, Topollaj: Ndihet i terrorizuar nga njerëzit e qeverisë

Fabian Topollaj, pjestari i Bindjes Demokratike ka deklaruar se kandidati i kësaj partie në bashkinë e Çorovodës, Dejvis Hebibasi është tërhequr nga gara për zgjedhjet e 30 qershorit,  për shkak të presioneve që janë ushtruar ndaj tij.

Sipas Topollajt kërcënimet kanë ardhur nga ana e kandidatit të Partisë Socialiste në bashkinë e Skraparit. Më pas Topollaj thotë se PS po kërkon që të bëjë zgjedhje vetëm por Bindja Demokratike nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

Deklarata e plotë:
Sot vendosëm të ndajmë me ju një lajm shumë të keq. për procesin zgjedhorë të 30 qrshorit. Kandidati i Bindjes Demokratike në zonën e Corovodës, Dejvis Hebibasi u tërhoq nga gara pas presioneve të forta të bëra ndaj tij nga njerëzi e qeverisë. Ai ndihej i tërriorizuar dhe nuk pranoi as të bënte shpjegime. Ai u paraqit shumë i entaziusmuar në selinë e PD në Tiranë madje për një rezultat surprizë në Skrapar pas takimit me qytetarët.  Kemi dyshime të forta se pas kësaj qëndron , kandidati i PS  së bashku me deputetitn Adnor SHameti që janë ndjerë të frikësuar nga Bindja Demokratike. Hebibasi nuk pranoi të rihynte në garë edhe pas thirrjeve tona.  Rilindja  është e vendosur që ti bëjë kto zgjedhje me një kandidat të vetëm edhe ne ato zona ku ka njerëz të opozitës. Rama do të mbajë përgjegjësi për të gjitha problemet dhe për prishjen e zgjedhjeve në 30 qershor. I bëjë thirrje faktroit ndërkombëtar që të vëzhgojë procesin.” është shprehur ndër të tjera Topollaj.