Tepër e trishtë, ndahet nga jeta mjekja 28 vjeçare nga Durrësi

56

Një lajm i trishtë ka përfshirë Durrësin. Një mjeke fare e re ka humbur jetën si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Anisa Dedja, një mjeke e shkëlqyer në repartin onkologjik u nda nga jeta në moshën 28 vjeçe.

Lajmi bëhet i ditur nga Urdhri i Mjekut Durrës, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë Urdhëri i Mjekut, Durrës, njofton ndarjen e parakohshme nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë të Doktoreshë Anisa Dedja.

Dr. Anisa Dedja përfundoi studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera.

Më pas u largua drejt Gjermanisë për të studime të mëtejshme në Onkologji.

Sot la një vend bosh doktoresha jonë Anisa Dedja!

Rruga e jetës së saj, misioni i saj si mjeke e përkushtuar, energjia diellore që rrezatonte me të gjithë u pre në mes!

Me ikjen e saj të parakohshme la trishtimin dhe keqardhjen për jetën e saj të papërmbushur siç ajo dëshironte!

Urdhëri i Mjekut, Durrës përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë.

I paharruar qoftë kujtimi i saj.

Article bottom Rectangle3