Ballina Aktualitet Tepelenë, takim i LSI, Kryemadhi: Zgjedhjet e parakohshme janë afër

Tepelenë, takim i LSI, Kryemadhi: Zgjedhjet e parakohshme janë afër

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, dhe ish-deputeti Vangjel Tavo zhvilluan sot një takim të zgjeruar me strukturat e LSI në Tepelenë. Në ketë takim u zhvilluan edhe zgjedhjet për kryetarin e degës së LSI në Tepelenë, ku fitues rezultoi Sefer Kanushi.

Gjate fjalës së saj, Kryemadhi tha se zgjedhjet e parakohshme janë afër dhe se tashmë duhet të ndizen motorët e fushatës. Kryemadhi tha se LSI forcën reale e ka tek njerëzit, jo tek emrat e përveçëm. “Duhet të ndalojmë eksodin e shqiptarëve, – tha kryetarja e LSI. – Duhet të punojmë që shqiptarët të bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre. Fermerët dhe blegtorët jane në qendër të programit të LSI. Rinia duhet të gjenerojë energji në Shqipëri, jo të marrë rrugët e emigrimit.”