Ballina Aktualitet Tepelenë, rrëshqitje gurësh në aksin Levan-Tepelenë, devijohet qarkullimi

Tepelenë, rrëshqitje gurësh në aksin Levan-Tepelenë, devijohet qarkullimi

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se për shkak të reshjeve intensive të shiut, në aksin Levan-Tepelenë pranë Poçemit ka patur rrëshqitje masivi gurësh në rrugë. Sipas ARRSH, “kompanitë kontraktore kanë mbërritur në vend për të vlerësuar situatën dhe zhbllokuar rrugën.”

Ndërsa në bashkëpunim me Policinë Rrugore është devijuar qarkullimi dhe mjetet po përdorin rrugën e vjetër të Ballshit.