Ballina Aktualitet Tepelenë, autobusi përplaset me një makinë, plagosen tetë persona

Tepelenë, autobusi përplaset me një makinë, plagosen tetë persona

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Tepelenë-Krahës, ku një autobus i linjës Sarandë-Elbasan është përplasur me një autoveturë. Si pasojë e përplasjes, tetë persona kanë mbetur të lënduar, ku një çift të rinjsh nga fshatrat e Tepelenës janë në gjendje të rëndë.

Raportimet e para bëjnë të ditur se të plagosurit do të trajtohen në Spitalin e Fierit për shkak të afërsisë dhe pasi ky spital është më i specializuar për trajtimin e rasteve të rënda.