Ballina Aktualitet Tentuan t’i bllokonin rrugën Ramës, shoqërohen disa persona, mes tyre kreu i...

Tentuan t’i bllokonin rrugën Ramës, shoqërohen disa persona, mes tyre kreu i PD Elbasan

Policia e shtetit ka nisur shoqërimin e protestuesve që i zunë rrugën kryeministrit Rama ne Librazhd.

Ende nuk dihet numri i sakte i të shoqëruarve, por mes tyre është edhe kryetari i PD ne Elbasan Eugen Isaj dhe mbështetës të tjerë të Partise Demokratike në Elbasan e Librazhd.

Denoncimi është bërë edhe nga ish-deputeti i Elbasanit, Luçiano Boçi.

“Pas përbuzjes që Prrenjasi i rezervoi Ramës, ky i fundit i tërbuar nga çmenduria, ka urdhëruar arrestimin e Kryetarit të PD Arjan Karriqi dhe sekretarit Leonard Ozuni. Dhe anëtarë të tjerë të PD.

I arrestojnë natën si hienat.

Arrestimet politike po arrijnë kulmin!

Njerëz mos keni iluzione!!!

Regjimi po kërkon të instalohet.

Kundër tij duhet angazhim total qytetar!!!!” , shkruan Boçi në Facebook.