Ballina Aktualitet Tentuan të trafikonin 100 kg marjuanë, Policia arreston 4 persona

Tentuan të trafikonin 100 kg marjuanë, Policia arreston 4 persona

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga katër shtetas të cilët po trafikonin 100 kilogram lëndë narkotike marjuanë.

Mësohet se personat e arrestuar janë Nardi Malaj, Dod Dodani, Jozef Ndoci dhe Aurel Tanushi. Sipas Policisë personat e arrestuar janë banues në Velipojë, ndërkohë që vetëm Dod Dodani është nga Vau i Dejes.

“Të katër këta shtetas u arrestuan në rrugën kombëtare Lezhë-Shkodër. Gjatë kontrollit në pjesën e pasme të makinës së tyre “Audi” të parkuar në një pikë karburanti jofunksionale u gjet 100 kilogramë lëndë e dyshuar marijuanë në 7 thasë të zinj plastikë e mbuluar me çarçafë.

Po ashtu në makinë u gjetën edhe dy mostra lënde të dyshuar marihuanë rreth 67 gram. Në shtëpinë e shtetasit Dodani u gjet lëndë e dyshuar narkotike 42,2 gram si dhe fara gjithashtu të dyshuara të bimëve narkotike 179,8 gram.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestra e tërë lënda e gjetur, dy automjete “Audi” dhe “Merzedes” si dhe katër telefona celularë. Materialet procedurialë i kaluan Prokurorisë së Shkodrës”, thekson Policia.