Ballina Kronikë Tentuan të arratiseshin, 2 shqiptarët kapen me 103 gram kokainë

Tentuan të arratiseshin, 2 shqiptarët kapen me 103 gram kokainë

Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, nën akuzën e trafikimit të drogës.

Arrestimi i tyre u bë në rrugët pranë qendrës historike të Mazzano Romano.

Ndonëse u përpoqën të largoheshin, shqiptarët, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur u arrestuan pas gjetjes dhe sekuestrimit të 103 gramëve kokainë, pjesërisht të prerë dhe të gatshme për shitje.

Mediat fqinje bëjën me dije se ndaj shqiptarëve u mor masa e “arrestit shtëpiak”.