Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Delvinë ku një person tentoi vetëflijimin duke pirë detergjent.
Ky person u identifikua si Artur Llanaj, një 48 vjecar baba i katër fëmijëve.
Burime paraprake bëjnë me dije se 48 vjeçari ka qenë i varur ndaj alkoolit.
Pamundësia për të siguruar paratë për blerjen e alkoolit e ka shtyrë atë drejt aktit ekstrem.
48 vjecari është i divorcuar teksa ka qenë dy herë i dënuar për dhunë në familje.
Llanaj është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia e Delvinës ka nisur hetimin.