Tentoi të vriste një person, ndalohet 19 vjeçari

67

Një 19-vjeçar është arrestuar pasi ishte dënuar nga gjykata me burg, për një ngjarje të rëndë.

I riu, me inicialet K. C, nga Tirana, ishte shpallur në kërkim, teksa Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky person, më datë 11 shtator të vitit të kaluar, në rrugën “5 Maji”, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta,  ka qëlluar me armë zjarri shtetasin R. Gj, i cili mbeti i plagosur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.