Tentoi të vriste një person, 30 vjeçari nga Divjaka gjendet i fshehur në kanal

39

Një ngjarje e rëndë është verifikuar sot në Divjakë, ku për motive të dobëta rreth orës 10:20 në lokalin e fshatit Spolatë është tentuar të vritet një person.

30-vjeçari E. T., 30 vjeç, banues në Gradishtë, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë duke e goditur me thikë A.K., 34 vjeç, banues në Gradishtë.

Pas marrjes së njoftimit kanë shkuar efektivët e policisë Divjakë të cilët bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, E.T., i cili ishte larguar nga vendngjarja dhe ishte fshehur në një kanal.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika me të cilin autori kreu veprën penale.