Tentoi të vetëvritej në shtëpinë e vjehrrit, gjykata e Fierit lë në burg Elton Metën

39

“Arrest me burg” caktoi Gjykata e Fierit ditën e sotme si masë sigurie, për 31-vjeçarin Elton Meta, i cili mbrëmjen e së shtunës së 19 shtatorit në fshatin Zhupan, shkoi në shtëpinë e vjehrrit të tij i armatosur dhe kërcënonte se do vetëvritej.

I akuzuar për “Dunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kundërshtim të punonjësit të policisë”, do të qëndrojë në qeli në vijim të hetimeve ndaj tij.

Ngjarja zgjati disa orë, ku i riu u vetëdorëzua pas ndërhyrjes së forcave RENEA dhe negociatave intensive.

Meta dyshohet e ndërmori aktin e rëndë në gjendje të rënduar psikologjike, pasi bashkëshortja me vajzën ishte larguar në shtëpinë e prindërve dhe nuk pranonte të kthehej në shtëpi.

Sipas pretendimeve të familjarëve, 31-vjeçari kaloi në depresion për shkak të sjelljes së nuses dhe pamundësisë për të parë vajzën 1 vjeç e gjysmë.