Tentoi të përdhunonte një vajzë të re, gjykata italiane lë në burg shqiptarin

28

Një shqiptar është dënuar nga Gjykata italiane, pasi ka tentuar të abuzojë seksualisht me një vajzë të re.

Gjykata e Chieti e dënoi atë me 5 vjet e 6 muaj burg, dënim të cilin duhet ta vuajë në burgun Rebibbia në Romë.

Shqiptari nuk është i panjohur për policinë, pasi më parë është akuzuar edhe për trafik droge e deklarime të rreme që datojnë në qershor 2015.

Por si ndodhi ngjarja?

Një mbrëmje, ai u ofrua të dërgonte në shtëpi, pas pune një vajzë të re nga Chieti dhe kishte tentuar ta përdhununonte, duke e puthur dhe prekur në vende intime.

Vajza kishte arritur të shpëtonte nga makina dhe të raportonte incidentin.

Hetimet kishin çuar në identifikimin e burrit, i cili më pas u gjykua dhe u dënua nga gjykata e Chieti. Dënimi u konfirmua nga Gjykata e Apelit e L’Aquila dhe, të Mërkurën, nga Gjykata e Kasacionit, e cila refuzoi ankesën e të pandehurit dhe e bëri dënimin përfundimtar.