Tentoi të përdhunonte 33 vjeçaren, arrestohet burri nga Shkodra

38

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 53- vjeçar i cili ka tentuar të përdhunojë një vajzë 33-vjecare, të cilën e ndiqte për një periudhë të gjatë kohore, duke i shkaktuar një stres të madh psikologjik.

Denoncimi është bërë nga e reja e cila menjëherë pasi ka shpëtuar nga duart e burrit maniak i është drejtuar Komisariatit të Policisë.

“Dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjecare, të cilën e ka përndjekur për një periudhë kohore.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Z., 53 vjeç, banues në Shkodër”, thuhet mes të tjerave në njoftimin e policisë.

Tashmë ai akuzohet për veprat penale “Përndjekja” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë.