Ballina Aktualitet Tension te policia e Tiranës, deputetët e PD përplasen me uniformat blu

Tension te policia e Tiranës, deputetët e PD përplasen me uniformat blu

Tension dhe përplasje edhe në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës. Deputetë të Partisë Demokratike kanë shkuar në ambientet e policisë për të u interesuar për qytetarët që janë ndaluar gjatë pasdites. Oficerë policie dhe punonjës, kanë ndaluar deputetët të hyjnë brenda. Kjo është bërë shkak që aty të ketë tension dhe përplasje.

Mësohet se policia u ka komunikuar deri tani arrestimin 7 protestuesve. Të shqoëruar në drektorinë e policisë së Tiranës janë mbi 20 protestues, mes të cilëve edhe Florenc Hoxha, ish-kreu i policisë bashkiake të kryeqytetit.