Ballina Aktualitet Tension në Shkodër, reagon Jozefina Topalli: Një demokrat nuk djeg as mandate,...

Tension në Shkodër, reagon Jozefina Topalli: Një demokrat nuk djeg as mandate, as shkolla

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka reaguar pas ngjarjeve në KZAZ-në e Shkodrës ku zyrtarë të bashkisë dhe mbështetës të PD-së dogjën disa materiale zgjedhore ndërsa iu flaka një shkolle të këtij qyteti. Në një reagim në Facebook, Topalli thotë se ku nuk është një reagim i duhur.

“Djegia e shkollës nuk është historia e Shkodrës. E kundërta eshte historia e këtij qyteti. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada. Një demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Një democrat i vertete nuk hedh as molotov as ka frike nga zgjedhjet.

Demokratet nuk kane patur frike ne ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat. Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e democracise. Partia demokratike lindi si enderr e lirise dhe e te drejtes me votu. 

Ai qe mendon se do pengoje te drejten e votes nuk eshte demokrat. Shqiptaret duan paqe. 3 milion shqiptare nuk mund te mbeten gjate peng te 4-5 vetëve” – shkruan Topalli.