Ballina Uncategorized Tenis, Nishikori mund Roger Federer në “ATP Tour Finals”

Tenis, Nishikori mund Roger Federer në “ATP Tour Finals”

Roger Federer nuk e nisi aspak mirë rrugëtimin drejt titullit të tij të 100 në karrierë. Ish-numri një i botës humbi ndeshjen e tij të parë në grup, në “ATP Tour Finals” në Londër, një turne që mbledh 8 tenistët më të mirë të botës.

Befasuesi në këtë turne ishte tenisti Kei Nishikori, që iu imponua zviceranit duke e mundur 2-0, në një orë e 28 minuta lojë.

Seti i parë ishte i ekuilibruar dhe u zgjidh vetëm pas “tie break”-ut, ndërkohë që në të dytin Federer e kishte të pamundur të përballonte lojën e Nishikorit, i cili u shfaq agresiv, për ta fituar në fund edhe këtë fraksion me rezultatin 6-3, duke regjistruar fitoren e tij të tretë në 10 përballjet e drejtpërdrejta me Federerin.