Ballina Aktualitet Tenderi 2,5 miliardë lekë, shkarkohet nga detyra kreu i Albpetrol

Tenderi 2,5 miliardë lekë, shkarkohet nga detyra kreu i Albpetrol

Belinda Balluku ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Albpetrolit Kastriot Bejtaj dhe ka emëruar në vend të tij Dritan Spahiun.

Ky i fundit më herët ka mbajtur postin e drejtorit të politikave hidrokarbure në Ministrinë e Energjitikës, por është shkarkuar nga ish-ministri Damian Gjiknuri pas akuzave për abuzime.

Ky largim i Kastriot Bejtajt vjen në një kohë kur pritet të zhvillohet një tender për shitjen e 75 mijë ton naftë bruto me një vlerë prej 2.5 mld lekë.

AlbPetrol sapo ka miratuar planin strategjik të prodhim-shfrytëzimit, strukturën dhe planin e masave dhe për 2018 rezulton kompania shtetërore me fitimin më të lartë.