Ballina Stil / Modë Tendenca e flokëve këtë sezon, kombinojini me verën

Tendenca e flokëve këtë sezon, kombinojini me verën

Me ardhjen e çdo stine vijnë së bashku edhe trendet e reja për të na dhënë një pamje krejt ndryshe. Kur flasim për ndryshim look-u nuk mund të mos përmendim ngjyrën e flokëve. Këtë sezon, vajzave ju këshillojmë kombinimin e tyre me verën dhe kur themi verë nuk e kemi fjalën për stinën e saj, por për pijen. Me rënien e temperaturave të gjithë anojnë drejt zgjedhjeve apo tendencave më të ngrohta për t’i dhënë vetes një pamje të ngrohtë.

Wine hair

Stilistët më të njohur të flokëve në të gjithë botën, së fundmi po këshillojnë ngjyrën e kuqe të errët ashtu si pija e preferuar e verës, si një zgjedhje plot shije dhe klas. Gjithashtu kombinimin e kësaj ngjyre këshillohet ta shoqerojmë me një grim paska të rëndë dhe buzëkuq të së njëjtit tonalitet. Pamja perfekte për t’i dhënë ngjyrë e ngrohtësi motit të ftohtë që po vjen