Ballina Kuriozitete Telefoni i parë 5G, në Evropë në fillim të vitit 2019

Telefoni i parë 5G, në Evropë në fillim të vitit 2019

Teknologjia 5G tashmë vjen edhe në Evropë, pas provave të suksesshme në Kore, Australi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas të gjitha gjasave, teknologjia 5G, e cila mundëson rritjen e shpejtësisë së transferimit të të dhënave në rrjetin e telefonisë së lëvizshme, do të gjejë përdorim të gjërë në botë rreth vitit 2020.

Ndërkohë, në Evropë, dhe pikërisht në Britaninë e Madhe, i cili është vendi i parë ku kjo teknologji ka nisur të shtrihet, ka dalë në treg edhe telefoni i parë celular, i pajisur me teknologjinë 5G. Krejt papritur, ky telefon nuk vjen as nga SHBA dhe as nga Japonia, por pikërisht nga Kina.

Gjigandi kinez i telekomunikacionit Xiaomi sjell telefonin celular Mi Mix 3, që do të mbërrijë në Evropë në tremujorin e parë të vitit 2019. Xiaomi Mi Mix 3 është lançuar zyrtarisht në një event në Beijing dhe, përveç një ekrani pa korniza 6,36 inç FHD + AMOLED që ofron një rezolucion 1080×2340 dhe 10GB RAM, është edhe telefoni i parë celular në gjendje të përdorë teknologjinë 5G.