Ballina KULTURË Telefoni, a e kemi karikuar siç duhet deri më sot?

Telefoni, a e kemi karikuar siç duhet deri më sot?

Telefoni tashmë është pjesë e rënësishme e jetës tonë, sepse në një farë mënyre na mban të lidhur jo vetëm me miqtë, por dhe me botën. Megjithatë, ka një problem me to që është i lidhur pikërisht me baterinë, dhe arsyeja jemi ne.
Ja kush janë tre hapat që duhet të ndiqni kur të karikoni telefonin tuaj, për një jetgjatësi sa më të madhe:

1. Mos vazhdoni ta karikoni kur bateria është plot, pasi në momentin kur telefoni karikohet 100% dhe vazhdon qëndrojë në karikim, arrin në atë që shkakton tensionin e lartë të telefonit tuaj. Gjatë natës pra është momenti më i keq për ta karikuar, ndryshe nga çfarë na kanë thënë deri më tani.

2. Karikojeni telefonin sa herë të mundeni gjatë ditës, sesa ta karikoni menjëherë sa bateria shkon 1%, sepse kjo ndihmon që bateria të optimizohet dhe të qëndrojë më gjatë.

3. Hiqni mbrojtësen
Kompania ”Apple” ka këshilluar ti hiqni mbrojtësen telefonit tuaj përpara se ta karikoni, Gjithashtu mundohuni të mos e ekspozoni në diell apo në temperatura të larta. Të dyja këto janë faktorë të rritjes së temperaturës së baterisë.