Ballina Sport Vendi Telashe të tjera për Cristiano Ronaldon

Telashe të tjera për Cristiano Ronaldon

Ndahen Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?!

Pas problemeve me akuzat për përdhunim, duket se telashet për lojtarin e Juventusit, që njihet me nofkën CR7, nuk paskan të sosur, pasi tani atij i duhet të përballet edhe me një krizë xhelozie.

Georgina, bashkëjetuesja aktuale e tij, është shprehur e nervozuar me ish-të dashurën e portugezit, Raffaella Fico, që pak ditë më parë lëshoi disa deklarata mbi lojtarin, duke theksuar se marrëdhënia e saj më të ishte e barazvlefshme me “11 muaj dashuri.”

Raffaela fico

 

Edhe pse këto fraza kanë lidhje me të kaluarën, ato e kanë tërbuar gjithnjë të fejuarën aktuale të futbollistit. Bashkëjetuesja e tij duket se ndjen ende një familjaritet mes tyre dhe i druhet ndoshta një krize të fortë që ish-velina mund të shkaktojë. Por, ende nuk dihet nëse ka një ndarje të çiftit apo jo.