Ballina Showbiz Teksti këngës ”Psikopatja jote” a është e vjedhur?

Teksti këngës ”Psikopatja jote” a është e vjedhur?

Gazetarja Dasara Karaiskaj ka thënë se pjesa e Mc Kreshës në këngën “Psikopatja jote” është e vjedhur.

Duke komplimentuar Fifin, Dasara ishte e prerë për Kreshën, ndoshta edhe sepse ky i fundit i kishte bërë ‘block’ mikes saj në Instagram.

Dasara tregoi se një mike e saj i kishte çuar tekstin identik të një kënge të huaj “Wyclef Jean – 911 ft. Mary J. Blige” dhe kishte pyetur edhe Kreshën, por ai e kishte bllokuar.

“U zhgënjeva kur një mike më dërgoi tekstin e një kënge të huaj “911” dhe ishte identik si teksti i MC Kreshës, fjalët janë identike. Ajo ja çoi edhe MC Kreshës, por ai e bllokoi. Shpresoj që ai të na japë një përgjigje. S’besoj se kjo do ndikojë në votime. Mbetet një nga këngët e preferuara”, u shpreh Dasara.