Ballina BOTA Teknologjia e re, aplikacionet zbulojnë abuzimin ndaj fëmijëve

Teknologjia e re, aplikacionet zbulojnë abuzimin ndaj fëmijëve

Gjigandët e teknologjisë mund të përballen me rregulla të ashpra pasi së fundmi janë vendosur reklama nëpërmjet Google dhe Facebook që zbulojnë aplikacionet për abuzimin e fëmijëve.

Aplikacionet e përdorura ishin të disponueshme në Apple Store dhe Google Play, të cilat drejtonin përdoruesit e grupeve WhatsApp që të bëheshin pjesë e bisedave me abuzues seksualë.

Reklamat po mundësojnë regjistrimin e telefonatave, vendndodhjen e një objektivi dhe monitorimin e mesazheve në rrjete sociale. Facebook dhe Google thanë se kanë ndërmarrë hapa për të adresuar problemin.

“WhatsApp nuk po punon mjaftueshëm që të ndalojë përhapjen e imazheve të abuzimit seksual të fëmijëve në aplikacionin e saj,” – tha Tony Stower, kreu i sigurisë në internet në fushatën për mbrojtjen e fëmijëve.