Ballina KULTURË Teknologji, WhatsApp nuk do funksionojë më në telefonat e vjetër

Teknologji, WhatsApp nuk do funksionojë më në telefonat e vjetër

Që nga shkurti i vitit të ardhshëm, aplikacioni WhatsApp nuk do të funksionojë më në telefonat me sisteme të vjetra operimi Android ose iOS dhe në të gjithë telefonat me sistem operimi Windows Mobile.

Aktualisht, WhatsApp është kthyer në një prej aplikacioneve më të përdorura në botë, duke ofruar komoditet në komunikimin individual. Por, një gjë e tillë nuk mund të bëhet normalisht në vitin 2020, pasi aplikacioni do të ndalojë së punuari në miliona telefona të vjetër.

Në njoftimin e fundit të WhatsApp thuhet se çdo telefon i modelit iPhone që funksionon me sistem operimi iOS 8 ose më të vjetër nuk do të ketë mundësi të përdorë aplikacionin. Njëkohësisht, aplikacionin WhatsApp nuk do të mund ta përdorë edhe çdo telefon tjetër që funksionon me sistem operimi Android 2.3.7 ose më të vjetër. Gjithashtu, aplikacionin nuk do të mund ta përdorin më edhe të gjithë telefonat me sistem operimi Windows Mobile.